COVID-19/ Skënder Brataj: Nëse do të shtohet numri i pacientëve do të…

brat.jpg

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka deklaruar se numri i testimeve është rritur për shkak të rritjes së kërkesave. Ndër të tjera ai është shprehur se mbajtja e maskave është e domosdoshme për të ndalur përhapjen e covid-19.

“Dje kemi pasur rreth 300 të infektuar. Testi nuk shtohet se duam ta shtojmë, testi lidhet me kërkesat. Rritja  numrit të kërkesave dhe skedimi i tyre për tampon tregon trendin e rritjes. Unë do të bëj aq tampon sa është kërkesa. Sa më i vogël ishte numri i të sëmurëve aq më i vogël ishte numri i testeve. Maska është masë që vlen. Ne në dorë kemi higjienën, distancën dhe maskën. Maska nuk ka lindur për viruset ka lindur për mikrobet. Ne nuk ndalojmë virusin, por ndalojmë spërklat. Në studimet e fundit është parë gjatë një bisede në një minutë nxjerrim 3 mijë spërkla, kur teshtijmë mund të nxjerrim deri në 1 milion spërkla,” tha Brataj.

Mjeku është shprehur se nëse numri i të infektuarve do të rritet atëherë do të vendosen në dispozicion edhe spitalet rajonale.

“Ne e kemi thënë që në fillim se ka skenarë të ndryshëm. Nëse do të shtohet numri i pacientëve do të hyjnë në lojë të gjithë spitalet rajonale. Ne nuk duhet të kemi frikë nga masat parandaluese, në plan të parë është shëndeti i njerëzve. Në lojë futen edhe ekonomia… por në  plan të parë është shëndeti pasi këtë nuk e rikuperojnë dot më”, tha më tej Brataj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303