fbpx

Covid-19/ Tajlanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme

000_1PY6KE.jpg

Kryeministri i Tajlandës Prayut Chan-o-cha shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Tajlandë.

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri më 30 prill.

Kryeministri tha se furnizimet me ushqim dhe nevojat e tjera nuk do të mungojnë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrin për të parandaluar përhapjen e virusit në komunitet.

Prayat nuk specifikoi se cilat masa të reja do të zbatohen, por qytetarët do të duhej të qëndronin në shtëpi dhe se masat do të zbatohen në ato zona ku ekziston rreziku i përhapjes së virusit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303