Covid-19, tmerri i i bluzave të bardha, ja shifrat shokuese të vdekjeve nga koronavirusi

itali-koronavirusi-697x450.jpg

Në Itali një tmerr i vërtetë ka qenë edhe prekja e stafeve mjekësore në spitale nga covid-19. Shumë prej tyre kanë dhënë edhe jetën. Shifrat janë shokuese.

Deri tani janë 94 mjekë dhe 26 infermierë që nuk ia kanë dot në luftën e vështirë përballë COVID-19. Italia deri tani është e shteti i parë në botë për sa i përket viktimave nga koronavirusi, duke kapur shifrën e 17.127.

Vetëflijimi për të shpëtuar pacientët është vlerësuar pa masë nga presidenti italian, Sergio Mattarella, i cili i ka dërguar një mesazh falënderues bluzave të bardha në Ditën Botërore të Shëndetësisë.

“Mirënjohje për infermierët në linjën e parë, si dhe për mjekët, asistentët dhe studiuesit. I kemi parë të punojnë deri në pikën e fundit të fuqisë së tyre për të shpëtuar jetë njerëzore dhe shumë prej tyre e kanë paguar me jetë”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303