fbpx

COVID-19/ Trump: 1 mijë ushtarë në Nju Jork për të shërbyer

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë me dije se do të jenë në gatishmëri plot 1 mijë ushtarë në Nju Jork. Kjo, për të ndihmuar në këtë situatë të rënduar nga koronavirusi.

“Ata do të shërbejnë atje ku ka më shumë nevojë”, tha ai.

SHBA-ja kaloi pragun prej 300 000 rastesh të regjistruara me koronavirusin e ri, sipas të dhënave të universitetit ”Johns Hopkins”.

Pandemia ka shkaktuar të paktën 8 162 të vdekur në vend, sipas tij.

Vatra kryesore e pandemisë është Nju Jorku me 1 905 të vdekur.