COVID-19/ Vijojnë lajmet e mira nga Italia, ja shifrat e 24 orëve të fundit

1-35-1024x577.jpg

Lajme të mira edhe sot nga Italia. Janë raportuar këtë të diel 525 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve ky është nurmi më i ulët ditor që nga 19 marsi. Shifrën e publikoi shefi i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli gjatë konferencës për shtyp. Ai tha se numri i të prekurve aktualisht është 91 246 duke u shtuar me 2 972 raste të reja.

Edhe shifrat e personave në terapi intensive kanë pësuar një rënie të lehtë. Ende në gjendje të rëndë janë 3 977 persona. Në total në Itali, të prekurit, viktimat dhe të shëruarit janë 124 632.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303