fbpx

COVID-19/ Yuri Kim jep lajmin e mirë: SHBA i ofron Shqipërisë 900 mijë dollarë shtesë

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim me anë të një statusi në Twitter ka bërë me dije se SHBA i ofron vendit tonë 900 mijë dollar shtesë për COVID-19, duke sjellë në total 2 milionë dollar për laboratorë dhe asistencë teknike.

 “SHBA i ofron Shqipërisë 900 mijë dollarë shtesë për COVID19, duke sjellë në total, 2 milionë dollarë për laboratorë, përcjellje të rasteve dhe asistencë teknike. Kjo ndërtohet në 700 milion dollarë në asistencë totale që nga viti 2000. SHBA gjithmonë do të qëndrojë me miqtë dhe do të udhëheqë luftën kundër kërcënimeve globale”, shkruan Yuri Kim.