fbpx

“Covid-3 duhet të ishte hapur”, mjeku lëshon deklaratën e fortë: Situata ka agravuar, mosha e re duhet…

Doktori Arjan Mezini, mjek në Sanatorium ka bërë me dije disa informacione në lidhje me situatën nga koronavirusi.

Ai ka thënë për News24 se situata është mjaft shqetësuese dhe kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së një strategjie të qartë.

“Unë do e quaja situatën shqetësuese dhe si qytetar të përdorim maskën, sidomos në ambjente të mbyllura dhe të mbajmë të gjitha kushtet e higjenës. Ajo periudhë 3-mujore duhej të shfrytëzohej që cdo njeri të mund të dinte se cfarë do të bënte me hapjen. Situata është shqetësuse, dhe unë e shoh për shkak të mungesës së një strategjie të qartë.

Situata ka agravuar më tepër. Komplikacioni kryesor është pneumonia. Për cdo pacient duhet bërë diagnozë e plotë. Ka shumë pacientë që kanë pneunomi dhe nuk rrinë në spital, por ikin në shtëpi. Ata duhet të qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve. Covid-3 duhet të ishte i hapur. Të sëmurët në moshë të re duhet që të kenë kujdes se mos e përhapin tek të afërmit që janë të moshuar, sidomos kur rrinë pranë prindërve ose gjyshërve. Ka pasur edhe nëna shtatëzënë që kanë ardhur tek Spitali Infektiv, tha Mezini.