fbpx

COVID ‘futet’ në Parlament! Brataj tregon se sa rrezik ka që të infektohen deputetët

brataj.jpg

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për Neës24 lidhur me situatën nga COVID, ku ka theksuar se numri i të prekurve do të rritet gjatë muajit gusht.

“Në zonat bregdetare ka një numër më të ulët, pasi dhe temperaturat janë më të larta. Ne frikësohemi kur na ndodh neve personalisht, pasi ka ende persona që nuk besojnë ende. Ata mendojnë të kenë të njëjtin ide. Nuk mund të themi se ka mbaruar akoma vala e parë. Në vjeshtë do të vijë gripi, dhe se dimë se si do të jetë situata. Do të shihet se si do të jetë me këto masa. Qëllimi është që ku ka grumbullim njerëzish në orë të shumta, të frenohen. Muzika mund të mbledh më shumë njerëz. Kohët e fundit ka më shumë të infektuar të rinj. Ajo që shpresoja që mos të ndodhte, ishte se këto ditë, ka pasur humbje jete në moshat 40-50 vjeçare, prindërit e adoleshentëve. Tek moshat e reja, dihet që sëmundshmëri nuk ka, por si transmetues je ndër më aktivët. Je më i shkujdesur dhe je një nga fashat që respekton më pak rregullat. Me uljen e numrit të rasteve, do të shihet dhe heqja e këtij akti normativ. Ka njerëz që kanë simptoma të ngjashme me koronavirusin, pasi mund të jenë me virozit e stinës. Ka një fashë njerëzish të tillë që frikësohen që të bëjnë tamponin, dhe ata duhet të marrin në telefon. Nuk duhet të rrinë në banesë, nëse nuk jemi mirë. Vihet në rrezik jeta juaj dhe e të tjerëve. Dëmtimi i mushkërive nga COVID, është më shumë dëmtim i enëve të gjakut. E nxjerrin jashtë loje atë pjesë të mushkërisë.”, tha Brataj.

Deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi rezultuan pozitivë me covid dhe për pasojë, Brataj ka dhënë një mesazh për këtë situatë.

“Në kuvendin e Shqipërisë mendoj se COVID-19 është sjellë, dhe jo që është shpërndarë. Një i infektuar aty me maskë në Kuvend, mund të infektojë, por jo të gjithë sallën. Pasi distanca ka qenë e madhe, në një sallë të madhe”, pohoi Brataj.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303