fbpx

COVID mori jetën e mësuesit nga Rrësheni, postimi prekës i ministres Shahini

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka ngushëlluar familjen dhe të gjithë të afërmit e mësuesit që u nda nga jeta për shkak të koronavirusit, mësuesit nga Rrësheni, Gjon Kola.

Shahini shkruan në Facebook se ndan dhimbjen me familjarët, nxënësit dhe kolegët e tij. Ajo ndër të tjera ka vlerësuar kontributin e tij dhjetëra vjeçar në arsim.

“Mora lajmin e hidhur që një nga mësuesit tanë të nderuar në qytetin e Rrëshenit ka humbur sot betejën me COVID-19. Shpreh dhimbjen dhe respektin për këtë mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare, si për stafin e shkollave ku ai ka dhënë mësim, ashtu dhe për nxënësit që ai ka edukuar ndër vite. Ndaj këtë dhimbje me familjarët e mësuesit Kola, me nxënësit dhe kolegët e tij.

Dua të theksoj edhe një herë nevojën që gjithsecili prej nesh të zbatojë sa më me rigorozitet të gjitha masat e nevojshme për tu mbrojtur nga ky virus i pabesë dhe i padukshëm. Çdo jetë e juaja dhe e familjarëve tuaj është e shenjtë dhe duhet mbrojtur nga të gjithë ne si shoqëri, prandaj të respektojmë me rigorozitet të gjitha protokollet shëndetësore. Uroj SHËRIM TË SHPEJTË edhe për arsimtarët e tjerë që janë prekur nga ky virus”, shkruan ajo.