Covid “pushton” Beratin, rekord infektimesh në shkolla dhe institucione

ambulance-1.jpg

Në qarkun e Beratit rikthimi në shkolla, kopshte e çerdhe i fëmijëve si dhe rikthimi në punë i administratës shtetërore pas festave të fundvitit solli edhe shtimim e rasteve pozitive me Covid-19.

Festimet pa asnjë kufizim në natën e ndërrimit të viteve duket se kanë ndikuar negativisht në minimizimin e infektimeve dhe kjo reflektohet qartë në shifrat e larta të testimeve dhe infektimeve në qarkun e Beratit pas datës 5 janar.

Çdo ditë, para godinës së ISHP-së Berat shihen me dhjetëra qytetarë që kryejnë tamponin pas rekomandimit të mjekut të familjes, ndërkohë që të shumtë janë edhe nxënësit e shkollave. Fakti që infektimet tek fëmijët dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare është rritur mjaft, u pohua pak ditë më parë edhe nga Shefi i Repartit të Pediatrisë Berat Vladimir Kumaraku, i cili deklaroi se shifrat e infektimeve po rriten dhe se çdo ditë numri i vizitave në këtë repart arrin në 80, ku 10-15% e tyre rezultojnë pozitiv pas kryerjes së tamponit.

Sipas burimeve të brendshme në ISHP Berat, infektimet janë shtrirë gjerësisht në çdo institucion,kopsht, çerdhe e shkolla.

Më shumë të infektuar janë regjistruar në dy javët e fundit në zyrat e Kadastrës, Tatimeve, Sigurime Shoqërore dhe Policinë Ushtarake, ndërkohë që në çdo kopsht e shkollë ka pasur infektime të shumta tek nxënësit, mësuesit dhe edukatoret.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303