fbpx

Covid shtoi ndjeshëm dhunën në familje, mësohen shifra e grave me urdhër mbrojtjeje

Gjatë periudhës së pandemisë janë shtuar ndjeshëm rastet e dhunës në familje. Këtë e tregojnë edhe shifrat.

Psikologia e Policisë së Tiranës flet përmes shifrave për kurbën në rritje të dhunës.

“Nga data 1 mars deri 31 korrik janë 215 raste dhune në familje si vepra dhe 354 raste urdhra mbrojtjeje sipas ligjit 9669”, shprehet Besmira Mucaj, psikologe në Polici, në një intervistë për Top Channel.

Në të gjithë vendin nga muaji mars kur u shpall gjendja e pandemisë u regjistruan 1200 raste dhune në familje. Rritja e rasteve të dhunës ka bërë që në gjykata dyert të mbahen hapur nga gjyqtarë të caktuar me grafikë që trajtojnë edhe gjatë pushimeve dhe fundjavës kërkesat për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.