Ç’po ndodh?! Jep dorëheqjen kryetari i Gjykatës së Rrethit në Elbasan

gjykata-elbasan-780x405.jpg

Kryetari i Gjykatës në Elbasan Zihni Shahu ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga detyra. Mësohet se Zihni Shahu ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë KLGJ-së.

Zihni Shahu, qëndroi në këtë detyrë për gati 10 muaj, pasi u emërua nga KLGJ për të drejtuar gjykatën e Elbasanit, menjëherë sapo “Vettingu” shkarkoi Sulejman Kurtin.

Mësohet se vetingu ka detyruar kryetarin e gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu, të japë dorëheqjen dhe të largohet vullnetarisht nga detyra.

Shahu, do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në fund të muajit, ku do kryejë dorëzimin e dosjeve dhe materialeve të tjera të punës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303