fbpx

Ç’po ndodh me “Zogun e Tiranës?”. Gjykata merr vendimin, ja ‘fati’ i tij

Gjykata e Tiranës është mbledhur ditën e djeshme, ku ka marrë vendimin ‘Arrest shtëpie’ për Hermes Nikajn, të njohur ndryshe si Zogu i Tiranës.

Nikaj u akuzua nga Prokuroria për  “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”.

Ai u vu në përgjim disa muaj më parë, së bashku me dhjetëra persona të tjerë dhe nga bisedat e zhvilluara mes tyre, doli se bënin marrëveshje për marrëdhënie seksuale.

Nga përgjimet dolën dhe emra të personazheve të njohur publik, ndërsa Nikaj ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria.

Hermes Nikaj përdorte qendrat estetike, ku veç shërbimeve të qendrës, klientëve u ofroheshin edhe shërbime nga vajzat e shfrytëzuara për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Po ashtu, mësohet se ky grup shfrytëzonte vajzat edhe në klube të ndryshme të Tiranës, por edhe si eskorte.