fbpx

Ç’po ndodh? / Merret vendimi, shtyhet papritur mbledhja për reformën zgjedhore

Një lajm i fundit konfirmon se mbledhja që ishte planifikuar fillimisht të mbahet në orën 17:00, është shtyrë për për në orën 19:00.

Ka qenë përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri që ka kërkuar që kjo mbledhje të shtyhet për në orën 19:00.

Kjo mbledhje ka si qëllim arritjen e dakordësisë për pikat që kanë mbetur pezull dhe mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë të gjejnë një marrëveshje dhe ta mbyllin ‘Zgjedhoren’ në 31 maj, siç anëtarët e Këshillit Politik kanë premtuar, edhe nën presionin e ndërkombëtarëve.

SHBA-BE kanë këmbëngulur që PD-PD/LSI dhe opozita e re ta mbyllin këtë reformë brenda afatit që e përcaktuan vetë, edhe pse duket e vështirë.