Ç’po ndodh në Elbasan? Drejtuesit e organeve ligjzbatuese, takim blic

Pas operacionit antidrogë që zhvilloi policia e Shtetit ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku u shoqëruan 5 persona, drejtuesit e organeve ligjzbatuese kanë mbërritur për një takim blic.

Bëhet me dije se në takim janë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kreu i SHIK, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtuesja e Prokurorisë së  Elbasanit si dhe Drejtuesit e Drejtorisë Vendore Elbasan.

Ata po zhvillojnë një takim me prefektin, Gledian Llatja./real-news.tv