Ç’po ndodh në Gjermani? Policia ngre alarmin: Qëndroni në shtëpi

Të paktën dy njerëz janë vrarë nga një atentat në qytetin lindor gjerman të Halle, thotë policia.

Policia paralajmëroi banorët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi sulmuesi ishte ende në arrati.

Dëshmitarët thonë se sulmuesi ishte i veshur me veshje ushtarake dhe kishte disa armë.

Gazeta Bild tha se sulmi ndodhi pranë një sinagogu në zonën Paulos të qytetit, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Transmetuesi rajonal i Halle tha që pasi personi i armatosur u largua, aty pranë u dëgjua edhe një e shtënë tjetër.

Policia ka rrethuar zonën Paulus.