Ç’po ndodh në PD? Ambasadori i Gjermanisë shkon urgjent në zyrën e Bashës, mësohet se…

amb.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur pak minuta më parë në zyrën e tij Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf.

Zhvillimet e fundit politike në vend dhe zgjedhjet e 25 prillit 2021 mendohet se do të jenë në fokus të takimit të diplomatit gjerman me Bashën. Nuk dihet nëse mes të dyve do të flitet dhe për “çështjet” e pazgjidhura në Këshillin Politik.

Palët nuk kanë rënë ende dakord për hapjen e listave, koalicionet dhe renditjen e kandidatëve në fletën e votimit. Sipas Gjiknurit, opozita do që ndryshimet Kushtetuese të mos implementohen. Palët janë dakordësuar që të takohen përsëri sot, në orën 12.00 për të gjetur dakordësi për çështjet e mësipërme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303