fbpx

Ç’po ndodh në PS? Monika Kryemadhi i merr Edi Ramës ish-këshilltarin e tij

Monika-Kryemadhi-Edi-Rama.png

Vijojnë hyrje-daljes mes PS dhe LSI. Së fundmi, raportohet se ish-këshilltari i Kryeministrit Rama për çështjet fetare, Ermir Gjinishi i është bashkuar LSI.

Ai është parë këtë të shtunë krah Monika Kryemadhit, teksa ishte në një takim me banorët e Peqinit.

Kujtojmë se Gjinishi, në vitin 2013, ka qenë ndër personat e afër të Edi Ramës, madje në vitin 2014 ai është propozuar si Ambasador në Arabinë Saudite, por kandidatura e tij është refuzuar nga ish-presidenti Nishani.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303