Ç’po ndodh në QSUT? Mjekët kërkojnë ndihmën e policisë për largimin e kolegut: Mua më kanë futur….

mjek-1.jpg

Mbërritja në punë e mjekut Ardian Mata dy javë pas izolimit pasi bashkëshortja e tij rezultoi pozitive me COVID-19, ka nxitur reagimin e fortë të kolegëve të tij, të cilët kanë thënë se ndihen të rrezikuar, dhe kërkojnë që mjeku të bëjë tampon, pasi mund të jetë bartës i Covidit. Drejtuesit e spitalit kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Vetë Mata pretendon se e ka përfunduar periudhën e karantinës dhe se nuk ka pasur asnjë shenjë të sëmundjes.

“Në datë 1 Qershor bashkëshortja ime ka rezultuar pozitive me Covid 19, dhe sipas rregullit ne qendruam për 14 ditë në karantinë. Unë kam dalë në punë sot, jam negativ, ndërsa gruaja pret përgjigjen e dytë të tamponit.

Sulmet që shoh në mediat e tjera me duken jonormale, dhe janë lëvizje politike, për shkak se unë kam denoncuar vazhdimisht kushtet e punës. Unë jam mjek dhe e di, që nëse gruaja do të ishte realisht pozitiv do të kishte shfaqur një shenjë te fëmijët e mi, apo vetë unë. Unë nuk kam pasur asnjë problem, drejtoresha më ka dhënë një vërejtje me shkrim. Mua më kanë futur një letër poshtë dere ku më kanë paralajmëruar për përjashtim nga puna. Janë goditje njëra pas tjetrës, që kur kanë ardhur drejtuesit socialist në spitalin e Krujës. Kjo është një tendencë e pastër ndaj meje, u bë e disataherë që ka fotoreporterë që montojnë kronika mndaj meje. Bashkëshortja ime ka pasur dhimbje koke, dhe thjesht për korrektësi e kemi bërë tamponin, ku doli pozitiv. Sot ka shkuar gruaja që të bëjë tamponin e dytë”, tha më tej mjeku.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303