fbpx

Ç’po ndodh në rrugën nacionale Lezhë-Vau i Dejës? Banorët ngrenë alarmin

rruga.jpg

Banorët e fshatit Rrabosht të Lezhës janë tejet të shqetësuar pasi sipas tyre rruga nacionale Lezhë-Vau i Dejës rrezikon bllokimin për shkak se traseja e rrugës ka pësuar shembje në një gjatësi të konsiderueshme, duke sjellë bllokim të njërit krah të rrugës.

 “Me qindra herë gati përplasen makinat këtu duke i lëshuar rrugën njëra-tjetrës. Vetëm janë venë ato goma mos me rënë atje poshtë. Nuk është marrë askush me këtë punë. Politikanët zihen atje në Tiranë e për ne s’po kujtohet askush. Këtu nuk kemi shtet, se po të kemi duhet të ishin marrë masa me kohë sepse kjo situatë është tash 6 muaj”, shprehet banor i zonës.

Drejtues mjetesh e banor të zonës kërkojnë ndërhyrje, pasi kalimi në pjesën ku është krijuar shembja është mjaft i rrezikshëm, kryesisht për ata që nuk e njohin rrugën.

“Këtu është një problem shumë i madh sidomos për ne që nuk e njohim rrugën. Duke qenë kthesë, shembja nuk shikohet dhe mund të përfundosh brenda gropës që është krijuar. Në këtë rrugë lëvizin dhe shumë turist, duke qenë se këtu ka shumë restorante agro-turizmi. Unë bashkë me këtë shokun tim kemi ardhur nga Suedia dhe s’më duket aspak normale që kjo rrugë të mos riparohet. Duhet që shteti të ndërhyjë sa më parë për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike”, thotë një turist.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303