Ç’po ndodh në Shkodër? Përplasje të forta në ‘bashki’, japin dorëheqjen nënkryetari dhe drejtori i rëndësishëm

perplasje.jpg

Një tjetër lëvizje e beftë në Shkodër. Pak pasi nënkryetari i Bashkisë, Arben Gjuraj, i cili kandidoi deputet në radhët e PD në zgjedhjet e 25 prillit dha dorëheqjen nga detyra që mbante, TCH bën me dije se ka dhënë dorëheqjen edhe drejtori i policisë bashkiake në Shkodër, Anton Hasanpapaj.

Shkak dyshohet të jetë rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit dhe fushata elektorale e zhvilluar nga demokratët.

Në garën elektorale, e dyta në listën e demokratëve ishte edhe nënkryetarja e bashkisë, Emilia Koliqi, e cila ka siguruar mandatin e deputetit.

E gjithë fushata elektorale e demokratëve të Shkodrës u shoqërua me tensione dhe pakënaqësi brenda selisë blu. Përkrahja e kandidatëve të veçantë nga ana e drejtuesve demokrat apo edhe beteja për të marrë sa më shumë vota për të thyer herësin, solli një klimë jo të mirë në selinë blu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303