fbpx

Ç’po ndodh? Policia arreston 3 persona, akuzat e rënda ndaj tyre…

3 persona kanë përfunduar në prangat e Policisë ditën e sotme për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi:

Policia e Fierit ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet A. Ç në Memaliaj, i cili akuzohet se ka kultivuar lëndë narkotike në fshatin Ivzor. Pas informacioneve të marra, policia është nisur në vendngjarje dhe në vendin e quajtur “Përroi i thellë”, pronë publike, u gjetën të kultivuara bimë narkotike.

Ndërkohë në Gjirokastër janë ndaluar dy persona të cilët lëviznin në kundërshtim me kodin rrugor.

D. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër është arrestuar sepse në aksin rrugor Kakavie- Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i NSHN”, u kap në flagrancë duke drejtuar motomjetin tip “Infinity” pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë M. D., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, sepse në vendin e quajtur “Ura e lumit” u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë pa targa dhe dokumentacionin përkatës.