Ç’po ndodh pranë ujërave shqiptare? Shfaqet anija luftarake më e fuqishme në botë

MB-aeroplanmbajtesja_frame_147-1024x576.jpg

Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln”, një prej 10 aeroplanmbajtëseve amerikane, prej disa ditësh është duke kryer manovra stërvitje në jug të detit Adriatik. Kjo aeroplanmbajtëse 100 mijë tonësh është anija luftarake më e madhe dhe më e fuqishme në botë.Gjithashtu, ajo është vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare të SHBA. Duke qenë pranë brigjeve shqiptare, Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, zhvilluan një vizitë, duke konfirmuar në këtë mënyrë marrëdhëniet shumë të mira midis SHBA dhe Shqipërisë, dhe në mënyrë të veçantë bashkëpunimin në fushën ushtarake.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303