fbpx

Ç’po ndodh? Rritje rastesh me COVID-19, ndërron jetë pacientja e moshuar, te ‘Shefqet Ndroqi’ mësohet se…

Pak pasi Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 23 raste me COVID-19 gjatë 24-orëve të fundit, mësohet se në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë zbuluar dy raste të reja me koronavirus dhe bëhet fjalë për dy pacientë të shtruar, një prej të cilëve, një grua 80-vjecare e cila ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së enjte.

Burime bëjnë me dije se 80-vjeçarja ka qenë shtruar për një periudhë të gjatë në shërbimin e sëmundjeve interne dhe ka dalë nga ky spital 10 ditë më parë por një javë më pas ajo është rikthyer sërish për të njëjtën sëmundje të diagnostikuar më herët; fibrozë në mushkëri, këtë herë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pas rikthimit në normalitet. Gjendja shëndetësore e 80-vjeçares ka qenë tejet e rënduar dhe pas 24 orëve ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e të enjtes.

Askush nga mjekët nuk ka qenë në dijeni se gruaja vuante edhe nga Covid-19, derisa analiza e tamponit doli pozitive. Ndërkohë, rasti i dytë i zbuluar me Sars Cov2 në të njëjtin spital, një pacient i shtruar në pavion, është transferuar mbrëmjen e djeshme në Spitalin Infektiv.