fbpx

Ç’po ndodh te Krimet e Rënda? Tahiri shokon me deklaratën: Ministri më i mirë në histori

tahiri-te-1.jpg

Është shtyrë sërish seanca për Saimir Tahirin në Gjykatën për Krime të Rënda, ku do të niste çështja në themel e gjykimit të tij. Shkak është bërë mungesa e tre të pandehurve të tjerë, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila. Tahiri ka kërkuar që gjyqi ndaj tij të përshpejtohet.

“Kam të drejtë të kërkoj gjykim sa më të shpejtë pa ndërprerje. Ka 2 vjet që kjo çështje rri pezull. Do ju lutesha të ecnim më shpejt po kërkoj drejtësi. Ka mundësi të ketë çdo ditë seancë.

Ka mundësi të mos shkojmë në limitin prej 15 ditësh në zhvillimin e seancës?”, është shprehur Tahiri në seancë.

“Jam ministri më jetëgjatë dhe më i miri në historinë e postpluralizmit, Nuk kam ardhur që të bej politikë këtu. Nuk ka nevojë që të zvarritet ky gjyq, nuk kam më kohë për të humbur, ka dy vite që kjo çështje rri pezull. Ajo karroca me dokumente që keni parë është vetëm me materialet e dhëna nga ana e Italisë”, u shpreh Saimir Tahiri në dalje të gjykatës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303