Ç’po ndodh? Të tjera lëndë të rrezikshme po niseshin nga Italia drejt Shqipërisë

7b9e7d362e5b14363bfd96a09fe0dd99_L.jpg

Policia e Ankonas ka sekuestruar rreth 25 ton mbetje aparaturash elektrike dhe elektronike, të cilat janë konsideruar të rrezikshme për shëndetin.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, sipas të cilave mbetjet do të dërgoheshin në Shqipëri.

Mbetjet janë sekuestruar nga agjentët e policisë në Ankonas së bashku me personelin e Agjencisë së doganave të zonës së portit dhe për këtë transport janë denoncuar katër persona.

Kujtojmë se 6 persona janë arrestuar në Shqipëri për mbetjet që u gjetën në një traget në Vlorë disa ditë më parë, të cilat kishin ardhur nga Italia për t’u groposur në Shqipëri.

Gjykata ka vendosur arrest me burg për pronarin e firmës së grumbullimit, Zamir Kormuzin, zëvendës kapitenin e tragetit St Damian Kujtim Xhaferllarin si dhe për shoferin e furgonit Arbër Çuni.

Sakaq është dhënë arrest shtëpie për Festim Tafën kapiteni i tragetit dhe Elisabeta Çunin administratore e firmës së pastrimit ”Delfini 1”.

Matjet janë bërë me pajisjen MINI RAD, procedurë që u shoqërua me fotografitë e nevojshme kriminalistike, nga e cila rezultoi se nuk kanë përbërje radioaktive.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303