fbpx

Ç’pritet të ndodhë këtë vit me kreditë? Banka e Shqipërisë sapo dha lajmin e shumëpritur

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-3.jpg

Banka e Shqipërisë sapo nxori një njoftim ku thotë se gjatë tre muajve të parë të këtij viti parashikohet lehtësim i standardeve mbi kreditë akorduar individëve, në të dyja kategoritë, për blerje banesash dhe konsum.

Standardet e kreditimit për individët u lehtësuan në tremujorin e fundit të vitit 2019 dhe ndikimin më të madh për këtë e dha lehtësimi i kredisë së dhënë për blerje banesash.

Banka e Shqipërisë publikoi vrojtimin e kreditimit për 3-mujorin e katërt të vitit 2019, ku vëren se “bankat u shprehën se mbajtën thuajse të pandryshuara standardet e kreditimit në kreditë konsumatore. Në tremujorin e parë të vitit 2020, bankat planifikojnë lehtësim të standardeve mbi kreditë akorduar individëve, në të dyja kategoritë (për blerje banesash dhe konsum).

Sipas vrojtimit, faktorët me ndikim në kushtet e termat e kreditimit për individët u raportuan thuajse të njëjtë me një tremujor më parë, me përjashtim të konkurrencës në sistemin bankar, shtimi i së cilës vlerësohet të ketë vepruar në kahun lehtësues të kushteve e termave të përgjithshëm të kreditimit.

Banka e Shqipërisë vëren se kërkesa e individëve për kredi u perceptua në rritje në tremujorin e fundit të vitit, si për kredinë konsumatore, ashtu edhe për financimin e blerjes së banesave. Në tremujorin e parë të vitit 2020, sipas gjykimit të bankave, kërkesa për kredi e individëve pritet të jetë edhe më e lartë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303