fbpx

Ç’pritet të ndodhë me motin gjatë 10-ditëshit të fundit të shtatorit? Meteorologu sapo na e zbuloi

Meteorologu i Meteoalb Akil Osmani ka deklaruar se dhjetëditëshi i fundit i Shtatorit do të sjellë mot me reshje dhe ulje të ndjeshme temperaturash.

“Kjo situatë me vranësira dhe reshje shiu do të vijojë në të gjithë ditët e mbetura të muajit shtator, do të kemi dhe ulje të vlerave termike, duke iu afruar atyre normale për shtatorin. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 28 gradë celsius, ndërsa në fundjavë do të kemi ulje deri në 24 apo në 25 gradë celsius në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Reshjet e shiut munguan gjatë gjithë këtyre muajve. Zonat malore do të përshkohen dhe nga rrebeshe, vlerat maksimale në këto zona mund të shkojnë dhe deri në 18 gradë celsius.

Fundjava do të ketë dhe motin më të ftohtë, edhe në zonat bregdetare nuk përjashtohen rrebeshet e shiut”, u shpreh Osmani, i cili tha se të njëjtat kushte klimaterike pritet që të jenë dhe në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit.