Partia Demokratike do të mbajë më 13 qershor zgjedhjet për kreun e ri demokrat.
Deri më tani 3 demokratë kanë dorëzuar kandidaturat e tyre.
Sot mësohet se grupi ‘për PD’ së bashku me Agron Shehaj do të dalin në një konferencë për mediat.
Arsyeja e kësaj konference ende nuk është bërë e ditur, mirëpo nga sot do të nisë fushata elektorale e tyre për zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor brenda PD-së.
Advertisement