fbpx

CR7 ka kërkuar të lejohet të largohet nga Man United nëse merr “ofertë të kënaqshme”

CristianoRonaldo-cropped-1-scaled-e1656319088853.jpg

Cristiano Ronaldo është gati të largohet nga Manchester United.

Sipas The Times, futbollisti portugez i është drejtuar drejtuesve të klubit me një kërkesë për ta shitur nëse merret një ofertë e përshtatshme.

Sulmuesi 37-vjeçar synon të luajë në Champions League çdo sezon deri në fund të karrierës së tij, sipas tij, atij i kanë mbetur edhe 3-4 vite për të luajtur.

Thuhet se Ronaldo ka respekt të madh për klubin, por megjithatë pret më shumë.

Sezonin e kaluar, Cristiano luajti 30 ndeshje në Premier League dhe shënoi 18 gola.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303