Cristiano Ronaldo, lojtari i vitit

Sot është mbajtur ceremonia ‘Globe Soccer Awards’, ku Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë për vitin 2018. Ylli i Juventusit arriti të linte mbrapa futbollistë të tjerë të talentuar, si Mbappe dhe Griezmann.

Por, nuk përfundon me kaq. Ronaldo ka arritur të rrëmbejë edhe çmimin ‘Goli më i bukur’ në Ligën e Kampionëve. Fitues të tjerë u shpallën, Didier Deschamps u cilësua si ‘Trajneri i vitit’, ndërkohë Atletico Madrid u shpall klubi më i mirë i futbollit për vitin 2018./real-news.tv

Lër një koment