fbpx

Ç’të mirë i bëni mëlçisë nëse pini dy kafe çdo ditë

Amerikanët janë të mendimit se pirja e dy filxhanëve me kafe në ditë ul rrezikun e prekjes së mëlçisë nga Hepatiti C. Sipas tyre, kafeja përmban 100 përbërës aktivë përfshirë antioksidantët, polifenolët dhe kafeinën.

Kjo e fundit luan një rol kryesor në rrezikun e kancerit të mëlçisë.

Një studim i vitit 2005, i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Tumorëve nxori në pah se sasia e kafesë ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë.

Nga ana tjetër, kafeja luan një rol të fortë parandalues kundër hepatitit C, një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë.

Kafeja:

Ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë
Ul rrezikun e vdekjes së parakohshme
Lufton depresionin
Mbron nga diabeti i tipit 2
Pakëson gjasat e shfaqjes së kancerit të lëkurës
Përmirëson performancën fizike
Ndihmon në rënien në peshë
Këto përfitime vlejnë nëse ju pini më pak se tre filxhanë në ditë
Në të kundërt, kafeja mund të kthehet në një armik të organizmit
Kafeja nuk duhet pirë me stomak bosh sepse shkakton një rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe rrit nepsin për ëmbëlsira.
Ju nuk duhet të pini kafe pas orës 14:00 dhe shoqërojeni me pak kanellë pluhur për një shije më të mire.