fbpx

Ç’tha Lleshaj që solli shpërthimin e Braimllarit: Sapo konfirmove që e ke kthyer Policinë… …

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar lidhur me deklaratën e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt për numrat e identifikimit të policëve natën e shembjes së Teatrit Kombëtar. Braimllari thekson se çdo qytetar ka të drejtë të mos i bindet policisë sepse nuk e dimë nëse janë efektivë apo banditë.

“Sandër Lleshi, Ministri i Brendshëm më i paaftë në historinë e Shqipërisë, e tha publikisht që mosmbajtja e numrave të identifikimit të Policisë së Shtetit është bërë me vetëdije të plotë me qëllim që policia të mos shantazhohej.

Nuk e di se nga kush do shantazhohej Policia e Shtetit nëse do zbatonte ligjin, sepse ato që u dhunuan ishin artistët, njerëz të nderuar, studentë ekselentë dhe gra të cilët kurrsesi nuk kanë presionin si mjet për t’u mbrojtur por reagimin qytetar.

Sandër Lleshi konfirmoi edhe një herë që e kthehu Policinë e Shtetit në një organizatë mafioze të paidentifikuar, e specializuar për të dhunuar qytetarët në interes personal të Edi Ramës.

Tani çdo qytetar ka të drejtë të mos i bindet patrullave të policisë sepse nuk e dimë nëse janë efektivë që ruajnë rendin dhe sigurinë publike apo banditë të veshur me uniformë policie”, shkruan Braimllari.