fbpx

Ç’u tha në tryezën me diplomatët? Rudina Hajdari zbulon detaje

Bashkëkryetarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, është e ftuar në “Opinion” dhe ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar ditën e sotme me diplomatët.

“Administratën e kemi si çështjen më kyçe, PD do depolitizimin e pjesshëm. Teknologjia u zgjidh. Unë insistova deri në fund për sistemin. Doja të më thonin se ku qëndronin për ndryshimin e sistemit. Sistemi zgjedhor është akoma në tavolinë. Palët e kanë në dorë, PD dhe PS po i rezistojnë shumë. Unë kam qënë e hapur me publikun. Unë jam aty për ndryshim sistemi. Ato nuk e ka dhënë në mënyrë të hapur, në tryezë mundohen që të shmangin çështjen e sistemit. Ka rënë qeveria kujdestare. Do të ketë identifikim biometrik në të gjithë vendin. Ndërkombëtarët janë shtytës, investohen për të lëvizur palët,”-tha ndër të tjera Hajdari.