Çuçi: 7400 veta në çadra, Ikonomi po përgatit raportin për konferencën e donatorëve

“29 objekte të prishura deri tani. Milva Ikonomi koordinatore kombëtare për përgatitjen e raportit për konferencën e madhe të donatorëve. Për çadra dimërore ka shumë kërkesa, pasi duhet të zëvendësojmë ata që nuk mbajnë as shiun as të ftohtin.

Në harkun e pak ditëve do të vijnë çadrat dhe të plotësojmë kërkesat më të mëdha. Ka edhe një kërkesë të shtuar për zonat rurale.

Kemi 7400 veta në çadra sot, 30% kanë nevoje për zëvendësim, por gjithsesi edhe ky numër është i ekzagjëruar, pasi kemi marrë kërkesat bruto pa i filtruar. Janë persona, jo familje” tha ministri.