fbpx

Çuçi jep lajmin e hidhur,ndahet nga jeta Sokrat Papadhopulli, personaliteti që la gjurmë

800-0-601834abcd4e7-548x450.jpg

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm nga qyteti i Gjirokastrës. Ka ndërruar jetë profesori dhe gazetari i njohur sportiv Sokrat Papadhopuli.Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar ministri Bledi Çuçi.“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Sokrat Papadhopullit, personalitetit që la gjurmë të patjetërsueshme në Gjirokastër, Dropull e mbarë vendin, me kontributin e tij të çmueshëm në arsim, sport e publicistikë. Ikja e një intelektuali si ai krijon një boshllëk të madh jo vetëm te familja, por edhe në jetën publike të vendit tonë e sidomos në radhët e minoritetit grek në Shqipëri.

Ndonëse është vlerësuar me shumë çmime ndër vite, Sokrati shquhej për një modesti të admirueshme që sot e gjen rrallë e më rrallë. Mbase edhe prej kësaj modestie kishte arritur të fitonte respektin e të gjithë atyre, që në mos e kishin e takuar, së paku patën lexuar diçka prej tij në gazetë apo në botime të tjera ose e kishin dëgjuar teksa komentonte ndeshjet e futbollit. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Papadhopulli, të afërmve dhe miqve të tij. I lehtë i qoftë dhéu!”, shkruan Çuçi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303