Çudira shqiptare, Thaçi i jep Skënder Gjinushit ‘Urdhrin e Pavarësisë’

Screenshot_6-4.jpg

Në Shqipëri dhe Kosovë nuk kanë fund çudirat shqiptare. Një e tillë ka ndodhur edhe sot. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me “Urdhrin e pavarësisë” me motivacionin “Kontribut të lartë për pavarësinë e Kosovës”. Skënder Gjinushin , ish-ministrin e Arsimit të kohës së diktaturës.

Kjo dekoratë u dha me vendim të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe u dorëzua prej këtij të fundit në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë, ku u nderuan edhe 45 persona të tjerë.

Në fjalën e tij, presidenti Thaci shprehu mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe shtetasve të saj për pavarësisë së Kosovës, e cila sipas tij është arritur vetëm falë të qënurit bashkë.

Në listën e personave të dekoruar nga presidenti Thaci binin në sy emrat e figurave të shquara të politikës si Sabit Brokaj, Aleksandër Meksi, Paskal Milo, Blendi Klosi, Arben Malaj, Skender Gjinushi, Kristaq Porodini, por edhe të tjerëve që nuk jetojnë më si Luan Hajdaraga, Sokol Baraj, Kico Blushi, Perikli Teta, etj. Dekoratë iu dhe edhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,

Në emër të veteraneve te dekoruar, Sabit Brokaj tha se ndjehet shumë i nderuar për mirënjohjën ndaj figurës së tyre dhe sipas tij UÇK zgjidhi problemin me luftë, gjak dhe mendje.

Në fund, presidenti Thaci tha se lista do të plotësohet edhe me personalitete të tjera të Shqipërisë, të cilët pa bujë e pa zë dhanë kontributin e tyre të pacmuar për çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303