fbpx

Meta publikon videon e jashtëzakonshme, falenderon mikun e vjetër

meta-5.jpg

Pas videos me tifozët e Celtic para dy ditësh në Sarajevë, Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një foto me fanellën e ekipit skocez, të cilën thotë se ia dhuroi Rudi Vata.

‘Mirëmëngjes! Kjo foto sot i dedikohet të gjithë tifozëve të jashtëzakonshëm të CelticFC anë e mbanë botës. Kjo bluzë është dhuratë nga miku im Rudi Vata. Pas takimit në Sarajevë besoj në: “Once you’re a Celt you’re always a Celt … Hail Hail” tha ai.

Disa minuta më pas kreu i shtetit ka publikuar edhe një video nga një ndeshje, ku Vata shënoi një gol për ekipin e Celtic. “Ju uroj tifozëve të Celtic FC vetëm fitore dhe ju përshëndes me këtë gol të paharruar të Rudi Vatës në derbin e jetës suaj”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303