30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Daçiç: Ndarja e Kosovës nuk është një ide e re

spot_img

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç mendon se një marrëveshje me Prishtinën do të jetë e pamundur, pasi sipas tij, shqiptarët nuk e dëshirojnë një gjë të tillë.

Siç shkruajnë mediat serbe, Daçiç ka thënë se “korrigjimi i kufijve” me Kosovën nuk është ide e re, por sipas tij, për të është folur për vite të tëra dhe se Serbia në vitin 2005 kishte një ofertë nga bashkësia ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës.

“Kemi nevojë për të udhëhequr një politikë të mençur. Unë jam i sigurt se Prishtina nuk do ta pranojë atë, por ata do të jenë përgjegjës”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë më të angazhuarat për arritjen e një marrëveshje.

Daçiç gjithashtu ka komentuar rreth taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Gjermania dhe Britania janë duke e ‘bindur’ Haradinajn që mos të heqë taksën për mallrat nga Serbia dhe Mali i Zi”, tha Daçiç.

“Dikush mendon se Haradinaj është trim, por ai nuk bën asgjë pa përkrahjen e jashtme”, citohet të ketë thënë Daçiç./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat