fbpx

Dafina Berisha, shqiptarja e parë që kandidon për Bundestag, kush është studentja 21-vjeçare

6D61360D-B8B1-4AFF-A7FB-21E8C14EECAA.jpeg

Dafina Berisha, 21 vjeçarja nga Kosova, po dëshiron të bëhet e para shqiptare në Bundestagun gjerman. Ajo garon si kandidate e Partiasë SocialDemokrate (SPD) dhe premton se krahas objektivave të partisë, ajo do të jetë zë i të drejtave të shqiptarëve në parlamentin gjerman.

Studentja e juridikes thotë se ka qenë gjithmonë ambicioze për sukses si politikane: Kemi 9 mijë shqiptarë që kanë të drejtë vote në Hamburg dhe prapë se prapë asnjë shqiptar nuk është pjesë e parlamentit gjerman. Unë dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag për të promovuar edhe të drejtat e shqiptarëve në Bundestag, por edhe të të rinjve.

Berisha në një intervistë në Info Magazine u shpreh kritike për mosorganizimin e shqiptarëve në Gjermani edhe pse janë të shumtë në numër.

“Duhet të angazhohemi në politikë, në klube të sporteve, sepse vetëm kur jemi aktivë mund të ndryshojmë diçka. Të huajt e tjerë janë shumë të organizuar sesa në shqiptarët. Ka shumë shqiptarë inteligjentë, por duhet angazhuar më shumë në organizim,”-shtoi ajo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303