Dafina Zeqiri, bashkëpunim me yllin ndërkombëtar?

dafina-zeqiri1_2.jpg

Siç duket, Dafina Zeqiri në 2020-ën do të vijë me një bashkëpunim ndërkombëtar dhe me siguri do jetë i suksesshëm.

Me sa kuptuam nga Instagrami i saj këngëtarja e njohur shqiptare do të bashkëpunojë me reperin e njohur Italian Sfera Ebbasta.

Këngëtarja ka publikuar një imazh nga qyteti i modës Milano ku shihet bashkë me Ebbasta teksa shkroi: “2020, ata nuk janë gati” dhe etiketoi italianin.

Kujtojmë se javë më parë Dafina Zeqiri kishte publikuar duetin e saj me anëtarin e ‘OTR’ Varrosin, ‘Ring Ring’ titullohet kënga që tani numëron mbi një milion klikime në Youtube.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303