fbpx

Dafina Zeqiri ende e dashuruar me Dj Geek

dafi-djgeek-780x439-1-1.jpg

Lajmi se këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Dj Geek ishin në një lidhje ishte aq i shkurtër sa edhe kohëzgjatja e marrëdhënies së tyre.

Ndoshta dyshja janë rikthyer sërish bashkë pas deklaratave të fundit nga ana e Dafinës.

Kjo e fundit i shtoi dyshimet pasi foli për dashurinë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

 

Dafina u pyet nëse është e dashuruar, duke u përgjigjur se është ende pak e dashuruar dhe se ka një dashuri të madhe brenda saj, duke mos e përmendur emra, por s’do mend se cili ia ka vjedhur zemrën.

Jam ende pak e dashuruar se kam dashni shumë të madhe kështu që është ende këtu, brenda meje”, ka pohuar Zeqiri duke shtuar se në fakt do donte të mos dashuronte kaq fortë, pasi më parë ka qenë edhe më ndryshe, megjithatë mendon se tashmë nuk mund të ndryshojë më, duke shtuar se dashuria është nga gjërat më të mëdha, bashkë me muzikën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303