Dafina Zeqiri në zi, ndërron jetë personi i dashur

Screen-Shot-2017-03-09-at-11.17.18-AM.png

Këngëtarja, Dafina Zeqiri, ka njoftuar ditën e sotme se ka ndërruar jetë një e afërme  e saj, që është nëna e kushëririt dhe njëkohësisht menaxherit të këngëtares.

Dafina Zeqiri dhe menaxheri, Pëllumb Citaku e bënë të ditur lajmin me anë të postimeve në rrjete sociale.

“Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjes së ngushtë dhe të gjithë dashamirëve edhe neve. Një grua e mrekullueshme na la sot. Ti do të kujtohesh gjithmonë për personin fantastik që ishte Tete”, shkruajti Dafina në një postim në Instastory.

Ndërsa Pëllumb Citaku njoftoi miqtë dhe ndjekësit se varrimi i të ndjerës bëhet sot në orën 18:00 në varrezat e Prishtinës.

Në komente, nuk munguan ngushëllimet për familjen e Pëllumbit dhe Dafinës.

/real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303