Dafina Zeqiri reagon pas deklaratës së Ledri Vulës

Reperi i njohur Ledri Vula ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”, ku u shpreh se femrat nuk dinë të këndojnë aq mirë rap sa meshkujt.

Kjo deklaratë duket se është komentuar edhe në media, dhe njëra ndër to që është shprehur rreth kësaj është edhe Dafina Zeqiri.

Ajo ka publikuar një shkrim të gjatë në InstaStory, duke treguar se ndjehet krenare që tregu muzikor vendor, është mbushur me repere të shumta femra.

“Mua po më vjen mirë që po ka femra repere që nuk shfajësohen, se ka pas një mungesë shumë të madhe. Jena mësu me dëgju muzikë anglisht ku gjithmonë ka pas hip/rep, femra/meshkuj. Po te na? Jo. Jena kon shumë pak veta, t’flas për veti që e kemi bërë dhe e dëgjojmë për qejf”.

Dafina lë një porosi për koleget e saj, duke u thënë që të mos e konkurrojnë njëra-tjetrën sepse konkurrenca është tejet e madhe (veçanërisht nga djemtë).

Sipas saj, ato duhet ta mbështesin njëra-tjetrën sepse kanë nevojë për këtë gjë. /real-news.tv