‘Daily Telegraph’ i kërkon ndjesë publike Melanie Trump

melaniatrump_ap.jpg

Daily Telegraph ka kërkuar i ka kërkuar ndjesë publike Melania Trump dhe ka rënë dakord të paguajë “dëmet” për një artikull të botuar javën e kaluar.

Gazeta tha se shkrimi i bërë në muajin shtator “Misteri i Melanisë” përmbante një numër deklaratash të rreme.

Këtu përfshihen pretendimet se Zonja e Parë e SHBA ishte duke luftuar në karrierën e saj të modelimit para se ajo të takonte burrin e saj dhe se ajo kishte qarë në natën e zgjedhjeve.

Në letër  pranohet se deklaratat nuk duhet të ishin publikuar.

Gazeta shkruan se do të paguajë edhe shpenzimet juridike të zonjës së parë.

Në një ndjesë të botuar të shtunën, gazeta pranoi se Melania ishte “një modele profesionale dhe e suksesshme para se të takonte burrin e saj dhe se ja ka dalë të ketë sukses në modelim pa ndihmën e tij”./real-news.tv/

 

scroll to top