Dajana Shabani lë “Ora News” pas 10 vitesh

shabani-1.jpg

Mëngjesin e sotëm emisioni “Ditë e re” ka pasur puntatën e fundit në televizionin “Ora News”.

E ftuar speciale ka qënë vajza e vogël e Dajanës, Malena, e cila pasi u mërzit me studion nisi të qante.

Mos qaj mami, fshiji lotët dhe buzëqesh. Pse qajnë vajzat e forta? Vajzat e forta nuk qajnë! Sot që duhet të qaja unë, qan ti mi mam?,”-i tha Dajana vajzës së saj.

Pavarësisht se Dajana është shprehur se kjo ka qenë puntanta  e fundit për këtë sezon, burime për Real News kanë mësuar se moderatorja së bashku me kolegun e saj, Besmir Metani do të largohen nga Radio Televizioni Ora.

Gjithashtu dhe Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” nuk do të jetë pjesë e emisionit “Ditë e re”.

Moderatorët do të zëvendësohen nga Arjola Shehu dhe Kejvi Kadilli, që do të prezantojnë emisionin e mëngjesit në sezonin e ri televiziv.

30-vjeçarja ka qenë pjesë e televizionit Ora News që prej 10 vjetësh ku ka punuar si gazetare dhe moderatore.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303