fbpx

Dajti në flakë, shkrumbohen 20 hektarë bimësi, rrezikohen disa shtëpi

800-0-62e991e53ceec.png

Përfshihet nga flakët një masiv me pisha në Dajt, shumë pranë zonave të banuara.

Flakët janë shtrirë në më shumë se dy kilometra, duke e vështirësuar shumë situatën. Për forcat zjarrfikëse është dhënë alarmi, por operacioni për shuarjen e flakëve nuk ka filluar ende.

Po ashtu, ende nuk ka reagim nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa burime nga zjarrfikësit e Tiranës janë njoftuar për çfarë po ndodh, por ende nuk ka informacion zyrtar. Një pjesë e flakëve kanë depërtuar në territorin e bashkisë së Krujës, ndërsa rrezikohen disa banesa të fshatit Mukje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303