fbpx

Dako “non grata”, Mziu: I njëjti fat e pret Ramën, por pa familjen

Xhelal-Mziu1-770x433-e1564515374758.jpg

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka komentuar në studion e lajmeve në RTV Ora shpalljen “non grata”, të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Mziu tha se edhe kryeministri Edi Rama do të ketë të njëjtin fat si Dako, por nuk do ta ketë për familjen, por për Rilindjen.

“Mua në asnjë lloj rrethane nuk me vjen mirë që të flas për një kolegun tim, aq më tepër që e kam pasur për 12 vite koleg. Por duke parë realitetin DASH nuk gabon. Përgjimet, apo se çfarë ndodhi në Dibër dhe Durrës tregojnë se sa aktor i rëndësishëm ishte Dako me grupet kriminale, në tjetërsimin e votës. Është lexuar më së miri. Ky është një sinjal i mirë për opozitën e sotme që unë jam i sigurte është mazhornacë, por edhe për kryeministrin.

Unë nuk e di se si do ta deshifrojë këtë. DASH nuk gabon, dhe unë jam i sigurte që të njëjtin fat do ta ketë edhe Edi Rama, por nuk do ta ketë për familjen, por do ta ketë për Rilindjen, persona të kupolës. PS ka njerëz mjaft të ndershëm dhe në komunikimin që bëj me kolegë, ish-kolegë, edhe ata nuk e pranojnë një situatë të tillë. Nuk pranojnë një qeveri, një parlament, një pushtet vendor të një partie”, ka thënë Mziu./

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303