Dalin biletat për ndeshjen ndaj Skocisë/ FSHF-ja befason me çmimin e tyre

biletat.jpg

Foto ilustruese

Shqipëria thuajse nuk ka shanse fare për të kapur vendin e parë në grup, në Ligën e Kombeve, pas disfatës së fundit në Izrael.

Megjithatë, mbetet për t’u luajtur edhe një ndeshje në kuadrin e këtij kompeticioni të ri të UEFA-s, më 17 nëntor ndaj Skocisë, në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Për ata tifozë, që duan ta përcjellin “live” këtë ndeshje, FSHF-ja ka nxjerrë në shitje online biletat.

Çmimi i tyre duket jo pak i kripur, ndaj nuk është fare çudi që shkallët e stadiumit të jenë të boshatisura, sikurse ndodhi edhe kundër Jordanisë në “Elbasan Arena”.

Ja njoftimi i federatës, ku bëhen me dije edhe çmimet e biletave për Shqipëri-Skoci:

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët, se ka nisur shitja e biletave online (të gjitha kategoritë) për ndeshjen e UEFA Nations League, Shqipëri-Skoci, e cila do të luhet në datën 17 nëntor 2018, në orën 20:45, në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës.

Në faqen zyrtare të FSHF-së, në sajtin e saj “fshf.org”, në internet, në linkun përkatës:

bileta.fshf.org, ka nisur shitja e biletave për secilën kategori të stadiumit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303