Dalin datat, ja kur do të jenë provimet e Maturës 2019

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka nxjerrë urdhrin për datat e provimeve të Maturës 2019.

Provimi për gjuhën e huaj do të jepet në datë 7 qershor 2019.

Provimi për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë në datë 12 qershor, provimi për lëndën e Matematikës do të jepet në datë 17 qershor, ndërsa sa i takon lëndëve me zgjedhje do të jepen më datë 22 qershor.

Provimet e Maturës 2019 do të nisin në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Sa i takon vlerësimit, sipas urdhrit të ministres Nikolla, do të mbështetet në totalin e 60 pikëve.

Ato maturantë/kandidatë që do të rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2019, do t’i rijapin provimet në sesionin e dytë. (real-news.tv)

Lër një koment